Demokratët akuzuan Kryeministrin Rama se po vë në zbatim një skenar të ngjashëm të viteve të shkuara, atë të mbjelljes masivisht të kanabisit në vend. Sekretari për çështjet ligjore, Çlirim Gjata publikoi disa foto që sipas tij tregojnë plantacionet me drogë nga veriu në jug.
?Kjo foto është bërë së fundmi në Kukës. Kjo tjetra i përket plantacioneve me kanabis në Labëri. Kështu është në Malësinë e Dukagjinit, në Malësinë e Krujës, të Tepelenës, të Gramshit, në fshatrat e Beratit, të Vlorës, madje edhe në periferi të Tiranës?.
Sipas selisë blu, bosët e drogës gëzojnë mbrojtjen politike të Kryeministrit, pavarësisht ç?ka shkruhet në raportet ndërkombëtare.
?Sesi ka mundësi që policia shqiptare i ka të gjitha këto informacione, e di se ku mbillet droga, e di se kush e mbjell, kush e trafikon, mënyrën dhe vendin nga trafikohet dhe prapë nuk merr asnjë masë?! Nuk ka asnjë edhe një arrestim të vetëm të trafikantëve të drogës. Asnjë shef të shkarkuar policie, megjithë premtimin pompoz të Sandër Lleshajt. Përgjigja është fare e thjeshtë! Policinë e pengon Ministri i Brendshëm, i cili është në shërbim të paktit të Edi Ramës me trafikantët e drogës.?
Për demokratët legalizimi i pasurive kriminale të trafikantëve është edhe arsyeja që Kryeministri Rama ka sjellë në parlament ligjin për aministinë fiskalë.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/